Posts

Posts mit dem Label "Albanologjia" werden angezeigt.

Kombi si Shpirt Kolektiv

  Kurt Gostentschnigg Kombi si Shpirt Kolektiv. Një krahasim i parë i çështjes shqiptare me çështjen indiane në dritën e Jogës Integrale të Shri Aurobindos   Ky studim trajton për herë të parë çështjen e kombit nga një perspektivë spirituale, konkretisht në dritën e Jogës Integrale të mistikut dhe filozofit indian Shri Aurobindo, dhe përpiqet të krahasojë çështjen shqiptare me atë indiane. Këtu bëhet fjalë për një shtjellim në formë skice të aspekteve të përzgjedhura, pasi hulumtimi i shprehjes komplekse të manifestimit kohor dhe hapësinor të një „Shpirti Kolektiv“ kombëtar në të gjitha tiparet e saja të shumëllojshme mund të kryhet vetëm nëpërmjet një sinteze të studimeve të shumta afatgjata dhe të hollësishme. Në fillim ofrohet një hyrje e shkurtër në studimet akademike mbi kombin dhe në konceptin e kolektivit, para se të paraqiten në mënyrë të përmbledhur përmbajtjet e Jogës Integrale të Shri Aurobindos, të cilat janë relevante për temën tonë. Literatura e fushës ...