Pjesët e Qenies së njeriut
Pjesët e Qenies së njeriut
Sistemi koncentrik i pjesëve të Qenies së njeriut
Sistemi
koncentrik i pjesëve të Qenies së njeriut është si një seri rrathësh ose mbulesash,
e cila përbëhet nga Qenia E Jashtme/Sipërfaqësore, Qenia E Brendshme dhe Qenia
Më E Brendshme.[1] Qenia E Jashtme dhe Qenia E Brendshme prapa saj, e cila
quhet edhe Subliminalja, përbëjnë qenien tonë fenomenale ose instrumentale dhe
i përkasin natyrës ose Prakritit.
Ato kanë tri pjesë analoge: një fizike, një vitale dhe një mentale. Qenia Më E
Brendshme është Purusha, Qenia E
Vërtetë. Brenda Purushës gjendet një Mentale Më E Brendshme, një Vitale Më E
Brendshme, një Fizike Më E Brendshme dhe, në bërthamën e tij të mirëfilltë,
Qenia Shpirtërore/Psikike dhe Shpirti.
Fizikja,
Vitalja, Mentalja E Jashtme/Sipërfaqësore
Prakriti
Fizikja,
Vitalja, Mentalja E Brendshme
Fizikja, Vitalja, Mentalja Më E Brendshme
Purusha
Qenia Psikike/Shpirtërore dhe Shpirti
Pra, Qenia njerëzore përbëhet nga katër komponente
kryesore, të cilat emërtohen si vijon:
1)
Qenia Qëndrore ose Xhivatmani i përjetshëm në Të Qenët
mbikohor dhe mbihapësinor/mbikozmik/transhendent sipër nesh
2)
Shpirti ose Shpirt-Shkëndija
Hyjnore, Qenia Shpirtërore/Psikike
dhe Qenia Më E Brendshme Mentale, Vitale
dhe Fizike në Të Bërët kohor dhe
hapësinor/kozmik/imanent prapa nesh
3)
Subliminalja,
d.m.th. Qenia E Brendshme Mentale, Vitale
dhe Fizike
4) Qenia E Jashtme/Sipërfaqësore Mentale, Vitale dhe Fizike.
Xhivatmani
Ndryshmëria esenciale nuk ekziston, sepse gjithçka është në
themel Hynorja esenciale. Ndryshmëria qëndron në manifestim. Atmani është I
Vetmi që i mbështet Të Shumtët. Qenia Qëndrore është një nga Të Shumtët
hyjnorë, të cilët bazohen në Të Vetmin.
Qenia Qëndrore përbëhet nga trinia Xhivatman
– Shpirt/Shpirt-Shkëndijë – Qenie Shpirtërore/Psikike. Të dyja
aspektet e Qenies Qëndrore ose e Xhivatmanit në manifestimin kozmik janë nga
njëra anë Purusha ose esenca spirituale, d.m.th. Shpirt-Shkëndija dhe Qenia
Shpirtërore/Psikike, dhe nga ana tjetër Prakriti ose natyra jospirituale,
d.m.th. Mentalja, Vitalja dhe Fizikja.
Xhivatmani transhendent
është një pjesë e përjetshme e Hyjnores, d.m.th. një me të në esencë, dhe
ndodhet sipër kozmosit dhe individit si Qenia Qëndrore në Të Qenët e saj. Ai
nuk lind dhe nuk zhvillohet, por drejton nga lart lindjen dhe evolucionin e
qenies instrumentale në kohë dhe hapësirë. Prandaj Xhivatmani është Vetja Individuale,
Personi Spiritual, Qenia e përjetshme e njeriut, Qenia jonë Më E Brendshme e
vërtetë.
Kur Hyjnorja E Vetme shfaq Shumësinë e saj përherë të
brendaqenësishme, atëherë Atmani ose Xhivatmani për kohëzgjatjen e kësaj
shfaqjeje bëhet Qenia Qëndrore, e cila kryeson nga lart zhvillimin e
personaliteteve dhe formave të jetës këtu në Tokë, por vetë mbetet një pjesë e
përjetshme e Hyjnores dhe i paraprin manifestimit në botën tokësore.
Shpirti dhe Qenia Shpirtërore/Psikike
Xhivatmani
vendos në të gjitha nivelet e Koshiencës një përfaqësues, të cilët emërtohen si vijon:
1)
Purusha Shpirtërore ose Çaitja Purusha,
Personi Shpirtëror i vërtetë
2)
Purusha Mentale ose Manomaja Purusha, Personi
Mental i vërtetë
3)
Purusha Vitale ose Pranamaja Purusha, Personi
Vital i vërtetë
4)
Purusha Fizike ose Anamaja Purusha, Personi Fizik
i vërtetë.
Shpirti, e ashtuquajtura Shkëndijë Hyjnore brenda nesh,
gjendet në “zemrën shpirtërore” prapa zemrës sonë emocionale dhe bëhet gjatë
evolucionit Qenia Shpirtërore/Psikike ose Çaitja Purusha.
Qenia
Shpirtërore/Psikike ndodhet prapa individit si Qenia Qëndrore në Të Bërët e
saj. Ajo është Qenia Kozmike e ndryshueshme e njeriut, zhvillimi i së cilës
rrjedh nga Xhivatmani si përfaqësuesja e tij e drejtpërdrejtë në kohë e
hapësirë. Ajo qëndron prapa zhvillimit të Qenies Mentale, Vitale dhe Fizike dhe
i mbështet ato, ndërsa zhvillohet vetë nga jeta në jetë, duke mbledhur esencën
e të gjitha eksperiencave në padije, për të formuar një bërthamë të rritjes
shpirtërore në natyrë.
Kur
Shpirti në formë të Qenies Shpirtërore/Psikike arrin nivelin e tij më të lartë
të Koshiencës, Sat-Çit-Tapas/Shakti-Anandën, atëherë ai shkrihet me
Xhivatmanin, me Veten e tij Individuale të përhershme të vërtetë, e cila është
një me Veten Kozmike, Ishvarën, dhe një me Veten Transhendente, Purushotamën.
Subliminalja: Qenia E Brendshme Mentale, Vitale dhe Fizike
Subliminalja është Qenia E Brendshme në tërësinë e saj të
Mentales Së Brendshme, Vitales Së Brendshme dhe Fizikes Së Brendshme. Ajo është në
kontakt me nivelet universale të Mendjes, Jetës dhe Materies. Shpirti ose Entiteti Psikik/Shpirtëror – si një aspekt i
Qenies Qëndrore – i mbështet këto qenie të brendshme në manifestimin e tyre dhe
zhvillon gjatë evolucionit një individualitet, Qenien Shpirtërore/Psikike.
Qenia E Brendshme qëndron prapa Mentales, Vitales dhe
Fizikes Së Jashtme. Subliminalja në njeri është pjesa më e gjerë e natyrës së
tij dhe hapet lart drejt Mbikoshiencës dhe poshtë drejt Nënkoshiencës dhe Jokoshiencës.
Pra, ajo nuk është nënkoshiente, por koshiente dhe më e madhe sesa Koshienca E
Zgjuar ose Sipërfaqësore e zakonshme. Nënkoshienca gjendet poshtë Koshiencës Fizike
normale, ndërsa Subliminalja ndodhet prapa saj dhe e mbështet atë.
Qenia Mjedisore ose Koshienca Mjedisore është një pjesë e Qenies, të cilën çdo person
e mban rreth vetes, jashtë trupit të tij, dhe me anë të së cilës ai është në
kontakt me persona të tjerë dhe me forcat universale.
Qenia E Jashtme/Sipërfaqësore Mentale, Vitale dhe Fizike
Pjesa e
natyrës sonë, për të cilën ne jemi koshientë normalisht, është Qenia jonë E
Jashtme ose Sipërfaqësore, e quajtur “ego”. Ajo përbëhet nga Fizikja E Jashtme ose Trupi Lëndortrashë,
e lidhur me botën materiale; Vitalja E Jashtme
ose Jeta, e lidhur me energjinë e jetës dhe me emocionet, dëshirat, pasionet
etj.; dhe nga Mentalja E Jashtme ose
Mendja, e lidhur me njohjen, inteligjencën, idetë, perceptimet mendore etj..
[1] Lidhur me paragrafët vijuesë
shih The Psychic Being (1999), f. 3-44, dhe Our Many Selves (2002), f. 79-103.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen