Dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh elektoral i të gjitha kohëve
Kurt Gostentschnigg
Dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh
elektoral i të gjitha kohëve
Në muajt e
parë të vitit 2019 vendosa në kanalin tim YouTube disa kumtesa mbi Jogën
Integrale të Shri Aurobindos dhe të Nënës (Mirra Alfassa), vëllimin tim poetik
“Perlen der Ewigkeit” dhe romanin tim “Agnan
und Felesna”. Por nuk desha të flisja mbi botën spirituale, pa ditur për botën
njerëzore. Kështu, që nga pranvera e vitit 2019, fillova të informohesha mbi
politikën botërore. Njëra më çonte tek tjetra, një histori e pafund kërkimi dhe
informimi. Strofka e lepurit e kabales satanike është shumë e thellë dhe shumë
gjarpëruese ... Një gjerman, i informuar shumë mirë edhe mbi çështje spirituale
edhe mbi çështje botërore, i cili më kishte kontaktuar lidhur me kumtesat e mia
mbi Shri Aurobindon në YouTube, më furnizoi me literaturë përkatëse mbi shumë
të ashtuquajtura “teori konspirative”.
Si QAnon-at,
ushtarët digjitalë të Q-s, të operacionit më të madh të shërbimit sekret
ushtarak për shpëtimin e Shteteve të Bashkuara dhe të botës, doja edhe unë të
jepja kontributin tim për shpëtimin e botës, e njerëzimit, e popullit tim, e të
dashurve të mi, e të afërmve të mi, e shokëve, kolegëve, fqinjëve dhe të
njohurve të mi nga fundi. Kështu, më 25 dhjetor 2019, rreth dy muaj para
Koronës në Evropë, dërgova e-mailin tim të parë në grup me tekstin vijues: “Të
dashur miqtë e mi, po ju dërgoj në formë linqesh dhe dokumentesh informacione
me prioritet të lartë. Kam vendosur t’i ndaj me ju. Disa prej jush ndoshta do
të jenë tashmë të informuar mbi këto tema vërtet shumë serioze. Në qoftë se
vetëm një pjesë e këtyre informacioneve është e vërtetë, atëherë ne duhet të
dimë për këtë, për të qenë në gjendje të përgatitemi për të ardhmen dhe të
mbrojmë lirinë dhe jetën tonë, lirinë dhe jetën e familjeve tona dhe sidomos atë
të fëmijve tanë. Secili është i lirë t’i injorojë ose t’i mohojë këto
informacione. Ata, që kanë nerva të forta dhe janë të gatshëm të marrin
përgjegjësi për jetën e tyre, janë të lutur t’i shpërndajnë këto informacione
në mediat sociale. Shumë faleminderit. Me dashuri. Kurt Gostentschnigg.”
Deri në mes
të Nëntorit 2020 kam dërguar pothuajse përditë disa e-maile në grup mbi të
gjitha temat e nxehta dhe jam marrë rregullisht me “Kurtis Blog”[1], të cilin e kisha filluar më 31 korrik 2020. Në këtë
blog unë prezantoj në gjermanisht, anglisht dhe shqip punimet e mia
historiko-shkencore, albanologjike dhe letrare, paraqes Jogën Integrale dhe
Supramentale të Shri Aurobindos dhe informoj mbi ngjarjet në botë. Ndërkohë ma
kanë kthyer shpinën shumë nga “miqtë” dhe kolegët e mi të profesionit, edhe
disa të afërm, duke më sulmuar ose injoruar. Drejtuesi i Departamentit për
Historinë e Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it, të cilin e njoh prej
dekadash dhe me të cilin kisha realizuar disa projekte kërkimore të
përbashkëta, i përkrahur nga dy, tre “policët e tij të bindjes”, ka shkuar
madje aq larg sa më ka përzënë për shkak të botëkuptimit tim, i cili e
kundërshton narrativën e tij ateiste të majtë të blertë.
Të paktët
ishin të gatshëm të shihnin të vërtetën dhe faktet në sy. Në fillim nuk mund ta
kuptoja, derisa realizova se shumica e “deleve në gjumë” nuk ka faj, sepse
sistemi i shtetit të thellë (angl. Deep State) u bën lavazh truri që nga djepi,
ashtu si edhe mua deri në mars 2019. Për shkak të kërkimit tim spiritual prej
dekadash unë nuk isha në gjumë aq të thellë si pjesa më e madhe e njerëzve
rreth e rrotull, kështu që tashmë si dele pak e zgjuar nga gjumi ndjeva se
vetëm disa shumë të pasur i mbajnë fijet e pushtetit në dorë. Unë i quaja “të
superpasurit” ose “koncernet”. Mirëpo nuk e kisha absolutisht idenë për mënyrën
e ushtrimit të pushtetit të tyre, as për përmasën e kabales, as për protagonistët
e tyre. Dija është një borxh, i cili duhet t’i paguhet vetes. Dija nuk të vjen
vetë, por duhet marrë ose fituar nëpërmjet kërkimeve në vendin e duhur. Dija
është fuqi.
Por ka
vërtet njerëz që për një arsye apo për një tjetër kapen pas gënjeshtrës deri në
frymën e fundit, sidomos intelektualë dhe të arsimuar, të cilët aq më tepër
këmbëngulin në opinionin e tyre të indoktrinuar. Për shkak të humbjes së
logjikës së shëndoshë ata nuk kuptojnë shpëlarjen e trurit që nga djepi gjer në
vig nëpërmjet deformimit institucional, mediave propagandistike mainstream dhe
mjeteve të tjera. Pohimi se vetëm arsimi çon në budallallepsje, i bie – përtej
çdo ironie – shkëlqyeshëm pikës në gjithë këtë problematikë. Në vend të kësaj
ne kemi nevojë për një formim të zemrës, i cili bazohet në të vërtetë, liri,
lumturi dhe dashuri dhe nxjerr kështu më të mirën nga njeriu, potencialin e tij
të pafund.
Gjithë këtë
ne mund ta kuptojmë vetëm atëherë, kur të lajmë borxhin tonë të marrjes së
dijes dhe të bëjmë kërkime deri në fund të piramidës së pushtetit me mendje dhe
zemër të hapur sipas motos “Ndiq gjurmën e parasë” përtej mediave dhe shkencës
mainstream, të cilat janë pjesë e sistemit shekullor të shtetit të thellë të
kontrollit dhe drejtimit të njerëzimit. Unë them gjithmonë: ai që kërkon, gjen.
Unë e di për se po flas, sepse kam marrë pjesë për dhjetra vite në këtë
ndërmarrje të shpëlarjes akademike të trurit. Dikur kam ndier së brendshmi që
diçka nuk shkon në parim, kështu që jam vënë në kërkim. Gjatë rrugës së
kërkimit kam gjetur lloj-lloj gjërash, të cilat më çonin në njohje të dhimbshme,
gjëra, të cilat nuk do t’i kisha besuar kurrë dhe nuk do t’i kisha mbajtur për
të vërteta, në qoftë se i kisha dëgjuar nga dikush tjetër. Ashtu si ndonjë
lexues i këtyre rreshtave nuk më beson mua tani, sepse nuk ka kërkuar ende të
vërtetën në vendin e duhur. Unë kam mirëkuptim të plotë për reagimin e tij.
Kur ta kemi
kalur një ditë disi shëndoshë këtë shfaqje diabolike lugetërish, do t’ua dimë
për nder para së gjithash luftëtareve dhe luftëtarëve të zemrës, të cilët me
gjithë armiqësitë rreth e rrotull – në rrethin familjar, farefisnor, miqësor,
fqinjësor dhe kolegjial – dhe me gjithë sanksionet nga ana shtetërore-zyrtare i
kanë dalë zot vetë dhe i kanë qëndruar besnik së vërtetës. Ata janë heronjtë
dhe heroinat, emrat e të cilëve do të shënohen në librat e ardhshëm të
historisë. Por jam i sigurt se ata nuk u japin rëndësi gjërave të jashtme,
sepse e njohin vlerën e tyre të vërtetë të brendshme, të cilën çdo njeri, në
qoftë se e do vërtet, mund ta gjejë.
Në muajt e
fundit jam njohur për herë të parë me censurën. Videoja “Briefe eines Vaters an
die Schule seines Sohnes” (shqip: „Letrat e një babai drejtuar shkollës së
djalit të tij”), e cila brenda vetëm tri ditëve është parë 5500 herë, është
censuruar ose fshirë nga YouTube për shkak të njërit ose tjetrit koment. Ndërkohë
ajo është e disponueshme përsëri në kanalin YouTube “Politcafé” nën titullin
„Ein Vater schreibt an die Schulleitung | Grundschule Graz“[2] (shqip: “Një baba i shkruan drejtorisë së shkollës |
shkollës fillore Graz”). Punime shkencore dhe artikuj publicistikë, në të cilët
flas ndër të tjera për Zotin dhe Shpirtin, për popullin dhe kombin, janë
refuzuar nga redaksi të ndryshme.
Por ka një
redaksi reviste që qëndron në traditën demokristiane, për të cilën nuk do të
kisha menduar se ajo do të botonte të gjitha punimet e mia shkencore dhe
artikujt e mi publicistikë pa ngurrim dhe diskutim. Ngaqë unë shkruaj për
rilindjen e Të Shumtëve të përjetshëm, me çka nënkuptohen edhe Shpirtra individualë
edhe Shpirtra kolektivë. Gjithë kjo e kundërshton mësimin zyrtar të Kishës
Katolike me dogmat e saja të zemërftohta dhe të palogjikshme të krijimit të Shpirtit,
të mallkimit të përjetshëm, të mohimit të rilindjes dhe të pagabueshmërisë së
Papës. Po, fjala është për “Dielli Demokristian” [3]. Emri i revistës përmban tri nocione thelbësore: diell,
demokraci dhe krishtërim. Unë vetë përdor në të gjitha shkrimet e mia shprehjen
simbolike “Diell Një-Shumë i Dashurisë” për Hyjnoren gjithpërfshirëse. Demokracia
e vërtetë është sundimi direkt i popullit nëpërmjet përfaqësuesve të popullit,
të cilët zgjidhen direkt nga populli dhe përgjigjen personalisht për vendimet
dhe veprimet e tyre. Sistemi partiak ende sundues, i cili i hap portat
korrupsionit, i zë udhën sundimit të vërtetë të popullit. Krishtërimi i vërtetë
është krishtërimi i hershëm, për të cilin rilindja ishte diçka krejt e
natyrshme dhe i cili përqendrohej vetëm në urdhërimin qendror të Jezu Krishtit “Duaj
Zotin dhe të afërmin si vetveten”.
Në rastin e
Koronës nuk bëhet fjalë për një pandemi vdekjeprurëse, por për një të
ashtuquajtur Great Reset[4],
i cili synohet nga Forumi i Ekonomisë Botërore (World Economic Forum) për
hyrjen e një valute të vetme botërore digjitale pa garanci ari dhe pa para në
dorë dhe me një të ardhur bazë të pakusht, gjoja për heqjen e kapitalizmit, në
të vërtetë për vendosjen e një socializmi botëror, i cili përfundon në
komunizëm, në Rendin e Ri Botëror të kabales. Korona është faza e kondicionimit,
d.m.th. e mësimit të popullsisë me “normalitetin e ri” të punës në shtëpi, të
kufizimit të udhëtimit, të distancës sociale, të të ardhurave bazë dhe të
tracking-ut. Faza e implementimit do të jetë pastaj vaksinimi, çipimi,
përqendrimi i popullsisë në Smart City-s etj.. Kush nuk bindet, atij i mbyllet
thjesht kontoja e tij digjitale. Në vitin 2030 nuk duhet të ketë më pronë
private, njerëzit duhet të rrinë në zona të mëdha banimi. Qëllimi i fundit
është transhumanizmi satanik i pashpirt, një ekzistencë bioroboti e çnjerëzuar.
Për të bërë
që të pranohet agjenda ndërkohë jo më sekrete e Great Reset-it, nevojitet një
rënie totale e ekonomisë. Mirëpo kundërmasat e Donald Trump-it në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës (SHBA) – rihapje e
manifakturave, ulje dhe heqje e taksave, ngritje e rrogave, ulje rekord e kuotës
së papunësisë, asnjë lockdown të dytë etj. – parandalojnë rrënimin e
planifikuar të ekonomisë botërore. Patriotët rreth Q-së dhe Trump-it synojnë
një sistem ekonomie popullore, në të cilin implementohen gradualisht NESARA për
SHBA-të dhe GESARA për gjithë botën.[5] Sistemi
i ri i sigurt financiar QUANTUM do të funksionojë me anë të teknologjisë
Blockchain dhe do të garantohet me ar.[6] Ai
do t’i japë fund sistemit të bankave qendrore
me para Fiat, e cila bazohet në borxhe. SHBA-të, Japonia dhe shtetet
BRICS Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore marrin tashmë pjesë në
sistemin e ri. Pasuria do t’i rikthehet hap pas hapi popullsisë botërore. Në
fund nuk do të ketë më banka qendrore private, të cilat mund të ndikojnë,
korruptojnë dhe kërcënojnë qeveritë. Shteti i thellë synonte, me Hillary
Clinton-in si presidente, Luftën e Tretë Botërore, rezultati shkatërrimtar i së
cilës do t’i shërbente si pretekst për realizimin e Great Reset-it. Meqë
Trump-i ka ndërhyrë, shteti i thellë i var shpresat tani tek Korona-Fake, për
të arritur skllavërimin përfundimtar të njerëzimit.
Q-ja ka
postuar se e vërteta nuk mund t’u thuhet, por duhet t’u tregohet njerëzve. Kjo
duhet të ndodhë tani nëpërmjet zbulimit të “mashtrimit elektoral më kolosal në
histori”, si e ka shprehur
ish-ambasadori i Vatikanit në SHBA (2011-2016), Arqipeshkvi Carlo Maria Viganò,
në një letër të hapur[7]
drejtuar katolikëve amerikanë dhe të gjithë amerikanëve me vullnet të mirë.
Këtu një
përmbledhje e shkurtër e dhjetë kategorive të mashtrimit në zgjedhjet
presidenciale 2020 në SHBA:
1.) veprime
të paramenduara ose pakujdesi e rëndë nga ana e ndihmësve të betuar në nivelin
shtetëror ose qarkor ose e zyrtarëve të tjerë, si p.sh. e anëtarëve të
shërbimit postal amerikan
2.) fletëvotime me postë në
kombinacion me mbledhjen e fletëvotimeve (veçanërisht sasi fletëvotimesh, të
cilat janë sjellë para ose pas fundit të zgjedhjeve më 3 nëntor 2020)
3.) veprime të kundërligjshme
ose gabime të rënda nëpërmjet internetit, të cilat ndikojnë në rezultatin
zgjedhor (ndalim i numërimit për fshirjen ose zhvendosjen e votave me anë të
një algoritmi të caktuar; makina votimi, në të cilat mund të hyjë çdo haker)
4.) regjistrim i paligjshëm i
masave të pjesëmarrësve të paligjshëm
5.) anomali statistikore, të
cilat lënë të hamendësohet një joprobabilitet i fortë i votimeve për Biden-in
6.) përpjekje të paramenduara
për të mos dhënë hyrjen, transparencën dhe mbrojtjen e barabartë
7.) sulm kibernetik (cyber) dhe
refuzim shërbimor në të gjitha përpjekjet për të hulumtuar, identifikuar dhe
botuar mashtrim
8.) tirani e “provuesve të
fakteve” dhe e “hedhësve poshtë” të tyre
9.) përpjekje të paramenduara
për t’u refuzuar pakicave hyrjen, mbrojtjen dhe të drejta qytetare të barabarta
10.) mungesë kujdesi dhe
regjistrim i parregullt i votuesve.[8]
Avokatët
shumë të respektuar Sidney Powell dhe
Lin Wood, avokatët e popullit, si dhe Rudy Giuliani dhe Jenna Ellis, avokatët e
Trump-it, janë duke mbledhur prova për mashtrimin elektoral dhe duke formuluar
një padi përkatëse. Meqë ra fjala, Powell-i është një avokate e ushtrisë dhe e
vetmja në SHBA, e cila është kompetente për një padi për shkak të tradhtisë së
lartë. Në lidhje me padinë për shkak të mashtrimit elektoral janë përmendur
tashmë publikisht aktorët individualë dhe kolektivë si vijon: Dominion Voting
Systems, një ndërmarrje kanadeze për software dhe makina zgjedhore; Smartmatic,
një ndërmarrje multinacionale e specializuar në ndërtimin dhe implementimin e
software-it elektronik zgjedhor; Scytl, një ofrues spanjoll i sistemeve
elektronike dhe i teknologjisë zgjedhore; Mark Malloch Brown; George Soros; Bill
Gates dhe Microsoft; Barack Obama; Clinton-Foundation; CIA; aktorë nga Kina, Hongkongu,
Irani, Venezuela, Kuba, Kanadaja, Gjermania, Serbia, Zvicra dhe Britania e
Madhe. Dominion-i çon tek Smartmatic-u, një firmë, e cila është në pronësi të
dy venezuelasve me lidhje të ngushta me ish-presidentin e Venezuelës Hugo Rafael Chávez. Mark Malloch-Brown, kryetari i
Smartmatic-ut, është anëtar i bordit global të fondacionit Open Society i
George Soros-it, shoku më i mirë i të cilit është vetë ai. Soros-i është
donatori më i madh i demokratëve amerikanë, i Antifa-së dhe i lëvizjes Black
Lives Matter.
Për shkak të
fletëvotimeve të falsifikuara dhe të prodhuara në Kinë dhe të serverave
spanjollë në Frankfurt kemi të bëjmë
gjithashtu me një ndërhyrje të huaj në zgjedhje. Ushtria amerikane ka
bastisur zyrën e firmës spanjolle software Scytl në Frankfurt për të
sekuestruar servera, të cilat përmbajnë prova për parregullsi zgjedhore gjatë
zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor në SHBA. Votat e dhëna pra nuk janë
numëruar në SHBA, por në Gjermani! Software-i zgjedhor Dominion, i zhvilluar
nga Microsoft-i i Bill Gates-it, dhe makinat zgjedhore Dominion, si duket, janë
programuar për mashtrim sistematik elektoral, për të vjedhur votat e votuesve,
të cilët mbahen në iluzionin e zgjedhjes së lirë të përfaqësuesve të popullit
nga populli. Shumë vende të botës e përdorin këtë software dhe këto makina për
zgjedhjet e tyre. Tani na shtrohet neve si lexuesve të “Dielli Demokristian”
pyetja e madhe: Si është puna me ligjshmërinë e zgjedhjeve në dekadat e fundit
në Bashkimin Evropian, Zvicër, Gjermani, Austri, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni?
Masa e madhe
e beson vetëm atëherë, kur e sheh vetë. Prandaj patriotët rreth Trump-it e kanë
futur shtetin e thellë në grackë, me qëllim që të gjithë të shohin se çfarë
është i aftë të bëjë dhe se kush janë aktorët e tij të vërtetë, të cilët po zbulohen vetë, të
sigurt për fitoren, duke e uruar Joe Biden-in, i cili është deklaruar nga
mediat mainstream para shpalljes zyrtare të rezultatit zgjedhor si presidenti i
ri, dhe duke i bërë atij të ditur se janë të gatshëm për bashkëpunim me të në
lidhje me Great Reset-in. E ashtuquajtura “kartë e Trump-it” (angl. “Trump
Card”) duket të jetë demaskimi i sistemit botëror të mashtrimit elektoral, i
vjedhjes sistematike të votave të popullit. Mjetet e përdorura nga Trump-i për
këtë ndoshta janë: një shenjë uji e fshehtë digjitale e pakopjueshme brenda
shenjës së ujit në fletëvotimet; një regjistrim paralel i dhënies së votave
nëpërmjet teknologjisë së pamanipulueshme Blockchain; një survejim total në
kohë reale i kryer nga NSA-ja nëpërmjet satelitëve; vënia në punë e gardës
kombëtare gjatë zgjedhjeve.
Ekipi i
avokatëve të Trump-it ka mbledhur ndërkohë qindra deklarata nën betim të
dëshmitarëve, të cilat u paraqiten gjykatave si mjete prove. Dëshmitarë dhe
gjyqtarë kanë marrë kërcënime me vrasje. Mediat mainstream (Big Media), të udhëhequra
nga CNN-i, heshtin për këto mjete prove, nuk raportojnë mbi to ose përpiqen të
bëjnë gjitçka qesharake. Mediat sociale si Facebook, Twitter dhe YouTube (Big Tech)
censurojnë të vërtetën ku mundin. Me këtë Big Media dhe Big Tech bëhen
bashkëfajtorë në mashtrimin elektoral. Në fund, si duket, çështja do të
vendoset nga gjykata më e lartë, Supreme Court: ose rinumërim i votave të
vlefshme ose anulim i zgjedhjeve. Nuk bëhet fjalë më për një rizgjedhje të
ligjshme të Trump-it, por bëhet fjalë për mbrojtjen e kushtetutës amerikane,
për garancinë e ligjshmërisë së të gjitha zgjedhjeve të ardhshme amerikane,
bëhet fjalë për SHBA-të, për botën.
Disa njerëz
e kanë kuptuar këtë tashmë gjatë lockdown-it të parë të rëndë në pranverë.
Tani, gjatë lockdown-it të dytë të rëndë në vjeshtë dhe dimër 2020/2021, masat e të
cilit godasin në radhë të parë shtresën e mesme mu në zemër, do të zgjohen
shumë të tjerë nga gjumi. Nuk mund t’u thuhet njerëzve; duhet t’u tregohet. E shprehur
ndryshe: kush s’ dëgjon, e pëson! Për disa do të bëhet me shumë dhimbje. Por
edhe pas kësaj do të ketë njerëz, të cilët – për një arsye apo për një tjetër –
nuk do të (duan të) shohin deri në fund, se çfarë po bëhet ose është bërë.
Gjermania, çelësi dhe guri kyç për paqen botërore, tani
si regjim i Merkel-it po vihet në mengene nga dy anët: nga ana e SHBA-ve për
shkak të serverave zgjedhore Dominion në Frankfurt, dhe nga ana ruse për shkak
të intrigës gjermane Nawalny. Javët ose muajt e fundit të Republikës Federale
të Gjermanisë (RFGJ) janë të numëruar. Mbyllja e administratës së okupacionit
RFGJ nga aleatët SHBA dhe Rusi si dhe kthimi i Gjermanisë në sovranitetin e saj
të Perandorisë Gjermane të vitit 1871 do të nënkuptojnë gjithashtu fundin e
organizatave të shtetit të thellë Bashkim Evropian (BE), Organizatë e Kombeve
të Bashkuara (OKB) dhe NATO.
Trump-i ka arritur një fitore të plotë dhe mbetet presidenti
amerikan. Këtu kemi të bëjmë me mashtrimin më të madh elektoral të të gjitha
kohëve, zbulimi i të cilit në javët dhe muajt e ardhshëm do të shkaktojë një
zgjim të madh në tërë botën, sepse lidhur me këtë do të dalë në dritë kabalja e
shtetit të thellë kundër njerëzimit, e mbështetur nga Big Media dhe Big Tech,
me të gjitha format e luftës hibride[9] – luftë informative,
luftë psikologjike, kontroll i mendjes etj. – dhe me të gjitha krimet kundër
njerëzisë – pedofili, abuzim i fëmijëve, rituale satanike të flijimit të
fëmijëve etj.. Vetëm majtistët hardcore dhe ateistët e betuar do të vazhdojnë
gjumin e tyre të thellë të shpëlarjes së trurit. Atyre nuk kemi ç’u bëjmë më.
Pa SHBA-të Great Reset-i i bankave qendrore të shtetit të thellë dhe globalizmi
i udhëhequr nga partia komuniste kineze janë të paracaktuar që të dështojnë
përfundimisht.
“Dhjetë ditët e errësirës”, të paranjoftuara nga Q-ja, do
të vijnë atëherë, kur shteti i thellë do të përpiqet të largojë Trump-in me dhunë
nga Shtëpia e Bardhë. Kështu apo ashtu, nëse deklarohet Trump-i apo Biden-i si
fitues i zgjedhjeve: lufta civile në SHBA do të ndodhë, sepse aktorët e shtetit
të thellë do të luftojnë për jetën e tyre dhe patriotët do ta përfundojnë
çështjen. Fuqitë në sfond me marionetat e tyre në të gjitha vendet do të
mbrohen sigurisht me duar dhe me këmbë kundër rënies së tyre, por kundër
ushtrive patriotike të Trump-it, Putin-it dhe Xi-ut nuk do të kenë shans në
fund. Mirëpo, puna për popullsinë në disa pjesë të botës mund të bëhet ende shumë
e ashpër, para se kësaj kabaleje diabolike t’i jepet fund një herë e përgjithmonë
nga forcat e dritës. Gjenerali Michael Flynn është aktivizuar. Kraken-i është
lëshuar.[10]
Kultplus, 30.11.2020 ketu
Bota Sot, 30.11.2020 ketu
Shkurt e Shqip, 1.12.2020 ketu
Dielli Demokristian 11 (2020), nr. 43, f. 17-20. ketu
[5] Si hyrje në temë „NESARA/GESARA“
shih: https://thegesaraclub.com/my_profile/pimpy-investments/; zur Vertiefung siehe: https://www.youtube.com/results?search_query=pimpy+investment+chat+nesara+gesara
[6] Si hyrje në temë
„Quantum-Finanzsystem“ shih: https://emmyxblog.wordpress.com/2019/03/07/qfs-ausserweltliches-geldsystem/
[7] https://www.epochtimes.de/politik/ausland/erzbischof-vigano-zu-us-wahl-betet-zu-gott-kinder-der-finsternis-greifen-nach-der-macht-a3375530.html
Kommentare
Kommentar veröffentlichen