Dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh elektoral i të gjitha kohëve
Kurt Gostentschnigg Dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh elektoral i të gjitha kohëve Në muajt e parë të vitit 2019 vendosa në kanalin tim YouTube disa kumtesa mbi Jogën Integrale të Shri Aurobindos dhe të Nënës (Mirra Alfassa), vëllimin tim poetik “Perlen der Ewigkeit” dhe romanin tim “Agnan und Felesna”. Por nuk desha të flisja mbi botën spirituale, pa ditur për botën njerëzore. Kështu, që nga pranvera e vitit 2019, fillova të informohesha mbi politikën botërore. Njëra më çonte tek tjetra, një histori e pafund kërkimi dhe informimi. Strofka e lepurit e kabales satanike është shumë e thellë dhe shumë gjarpëruese ... Një gjerman, i informuar shumë mirë edhe mbi çështje spirituale edhe mbi çështje botërore, i cili më kishte kontaktuar lidhur me kumtesat e mia mbi Shri Aurobindon në YouTube, më furnizoi me literaturë përkatëse mbi shumë të ashtuquajtura “teori konspirative”. Si QAnon-at, ushtarët digjitalë të Q-s, të operacionit më të madh të shërb...